I riu që u bë viral në rrjetet sociale gjatë protestës së djeshme në Prishtinë, teksa valëviste flamurin e UÇK-së, ka pësuar lëndim në këmbë gjatë përpjekjeve të policisë për shpërndarjen e turmës.
Sipas informacioneve, këmba e tij është thyer pasi është goditur me top gome nga policia.
Protesta e 20-të kundër aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë u përshkallëzua mbrëmë, me policinë që përdori gaz lotsjellës dhe topin e ujit për të shpërndarë protestuesit.
Nga përplasjet, sipas të dhënave të Policisë, u lënduan gjashtë zyrtarë policorë, ndërsa 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore./Gazeta Journal/