SQ
Artikull

Haxhiu: E kam caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Foto: Haxhiu: E kam caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë
Screenshot

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se e ka caktuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu