Gazetari Çeku: Gazi lotsjellës i përdorur në protestë ishte me afat të skaduar

Gazetari Fitim Çeku ka reaguar lidhur me gazin lotsjellës të përdorur gjatë protestës në Prishtinë, duke thënë se ai ka qenë me afat të skaduar.
Çeku ka publikuar një dokument nga kompania prodhuese, sipas të cilit agjenti kimik i gazit lotsjellës është prodhuar në vitin 2018 dhe ka afat përdorimi prej pesë vitesh.
Sipas tij, kjo nënkupton se produkti e ka kaluar afatin e përdorimit në vitin 2023 dhe është përdorur në protestën e vitit 2026, rreth tri vite pas skadimit.
“Meqenëse po shkruani duke tentuar t’i kundërshtoni hulumtimet e mia, po ju paraqes një dokument direkt nga kompania prodhuese”, ka shkruar Çeku.
Ai ka bërë të ditur se dokumentin do t’ia dorëzojë drejtpërdrejt Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), duke kërkuar që ai të përdoret si provë në lidhje me përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës.