SQ
Artikull

Dokumenti i prodhuesit: Gazi lotsjellës i prodhuar në vitin 2018 kishte afat përdorimi pesë vjet

Foto: Gazetari Çeku: Gazi lotsjellës i përdorur në protestë ishte me afat të skaduar

Një dokument teknik i prodhuesit për e gazin lotsjellës të përdorur gjatë protestës në Prishtinë tregon se produkti ka afat përdorimi prej pesë vitesh nga data e prodhimit.

Në dokument specifikohet se bëhet fjalë për MP-40BD-CS Blast Dispersion Projectile, me agjent CS Powder, ndërsa në produktin e fotografuar figuron data e prodhimit 06/2018 dhe numri i lotit.

Në dokumentin teknik, te specifikimet e produktit, thuhet se “Shelf Life” është pesë vjet nga data e prodhimit.

Bazuar në këto të dhëna, afati i përdorimit të produktit të prodhuar në qershor të vitit 2018 ka përfunduar në qershor të vitit 2023. Produkti në fjalë është fotografuar gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë në vitin 2026.

Dyshimet për skadencën e gazit ishin ngritur nga gazetari Fitim Çeku i cili kishte shprendar foto të bombolës.