Mijëra qytetarë marshuan të enjten në sheshin “Skënderbeu” në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vite burg nga Gjykata Speciale.
Askush prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përveç Shqipe Selimit, nuk u panë në këtë protestës.
As ministrat e kryeministri nuk morën pjesë. Megjithatë, duket se kanë vendosur që objektin e Qeverisë ta veshin me flamurin e UÇK-së.
Kjo raportohet se është bërë me dije nga Berita Abazi, këshilltare e Albulena Haxhiu, e cila ka publikuar një foto.