SQ
Artikull

Deliu-Kodra: PDK mblidhet nesër pasi Qeveria nuk procedoi projektligjin për Specialen

Foto: Deliu-Kodra: PDK mblidhet nesër pasi Qeveria nuk procedoi projektligjin për Specialen

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se kryesia e partisë do të mblidhet nesër në mëngjes, pasi Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deliu-Kodra e ka cilësuar këtë veprim si “të paprecedentë”, duke thënë se ai shpërfill situatën politike dhe protestat e qytetarëve.

“Është fyerje me nevojën emergjente që sot e ka Kosova, është shpërfillje ndaj situatës politike që e kemi, është shpërfillje ndaj mijëra protestuesve të cilët protestojnë tash e 14 net në kryeqytetin e Kosovës”, tha ajo të DPT te Fidani.

Ajo bëri të ditur se mbledhja e PDK-së do të mbahet në orët e hershme të mëngjesit.